Çrregullime të spektrit autik tek fëmijët e vegjël sa vijnë e po shtohen. Shifrat tregojnë se 1 në 38 fëmijë referuar CDC shfaq çrregullime të spektrit ndërkohë që vetëm para dy viteve kjo statistikë ishte 1 në 44 fëmijë. Mjekët logopedë të cilët merren me trajtimin e fëmijëve kanë një apel të fortë për nënat për t’i mbajtur larg ekranit të telefonit apo ipadit fëmijët e e vegjël, gjë e cila haset shumë shpesh që kur janë foshnje të vogla. Sipas tyre ekrani nuk është shkaktari por ndikon në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik.