Top Channel/ Disa viktima nga shembja e ndërtesës tre-katëshe në qytetin bregdetar francez
07/12/2021 22:49

Punonjësit e shpëtimit vazhdonin sot kërkimin e të mbijetuarve në qytetin francez Sanary-sur-Mer, ku një ndërtesë banimi tre-katëshe u shemb mbrëmë papritur. Një burrë u vra dhe dy të tjerë janë të zhdukur pas shembjes tragjike e cila dyshohet se ka ardhur nga një shpërthim gazi. Një grua, një foshnje dhe tre persona të tjerë u plagosën në shpërthimin që u dëgjua më shumë se tetë kilometra larg në qytetin mesdhetar. "Ishte si një shpërthim bombe, një zhurmë shurdhuese," tha një dëshmitare banore e zonës. Ndërsa drejtori i aurtoritetit rajonal Houda Vernet, tha për rrjetin AFP se me shumë gjasa viktima i konfirmuar, është babai i fëmijës së plagosur. Autoritetet shtuan se dy njerëzit ende të humbur janë “një nënë dhe një grua e moshuar”, që jetonin në katin e poshtëm të ndërtesës. "Deri tani nuk kemi gjetur shenja jete nga rrënojat por dhe beben kur e shpëtuan nuk e kishim dëgjuar," tha koloneli i shërbimit të zjarrfikësve Eric Grohin. "Duhet të punojmë me kujdes, të avancojmë haq pas hapi për të arritur te të mbijetuarit ose viktimat”, shtoi ai.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20