480 maturantë të gjimnazit “Sami Frashëri” u diplomuan duke mbyllur një cikël të vështirë 3 vjeçar. Kjo veçanërisht për këtë shkollë, që pësoi si goditjen nga tërmeti i nëntorit të 2019-tës, që dëmtoi dhe më pas çoi në shembjen e godinës, ashtu edhe nga pandemia. Maturantët: Është një ditë kaq e bukur e ngarkuar me emocione për mua. Madje familja kishte më shumë emocione sesa unë. Do studioj jashtë drejtësi për të dhënë më pas kontributin në anëtarësimin e vendit në BE.