Ndonëse çmimet e energjisë janë rritur, BEa nuk ka krizë gazi ndwrsa po përballet me një dimër të butë. Për t’u përballur me mungesën e gazit rus, përgjatë muajve të ftohtë, dhe gjithë vitit 2023, BE-ja ka mbledhur rezerva, e ka rritur importin e gazit të lëngshëm natyror, kryesisht prej Shteteve të Bashkuara, i ka inkurajuar konsumatorët që të mos konsumojnë shumë energji dhe të përmirësojnë efiçencën, si dhe është mbështetur më shumë në burimet e ripërtrishme, sikurse era dhe energjia diellore.