Fëmijët ukrainas nisën vitin e dytë shkollor në një kohë kur lufta vijon ende dhe rreziku mbetet i lartë. Një nga zgjidhjet që është gjetur për rastet e bombardimeve janë klasat e ndërtuara nën tokë, të cilat do të shërbejnë për mbrojtjen e tyre. Ministri i Arsimit Oksen Lisovyi raportoi këtë javë se 84% e shkollave janë të pajisura me strehimore të veçanta. Edhe pse ende ka shumë mangësi, autoritetet nuk kanë nguruar të vendosin për nisjen e shkollës dhe mësimit tek fëmijët të cilët kanë jetuar prej shumë muajsh në luftë.