Një zonë e mbrojtur në Fili të Greqisë është përfshirë nga flakët ndërsa gazetari i Top Channel Artur Bibe ka rrezikuar jetën mes flakëve për të sjellë pamje të kësaj ngjarje. Siç duket në videon e siguruar nga vetë gazetari Bibe, një sipërfaqe e madhe me shtëpi e bimë është përfshirë nga flakët gjigande ndërsa zjarri po i afrohet një manastiri pranë zonës.