Një makinë është djegur në Bilisht rreth orës 02:20 pas mesnatës. Bëhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi, kjo e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas u shoqërua në komisariat. Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i digjet makina në derën e shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të saj.