Një furgon është djegur totalisht ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar nga flakët gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mbrëmjes në lagjen ‘28 Nëtori’. Flakët dyshohet se kanë ardhur si rrjedhojë e një defekti në motor, i cili ka shkaktuar zjarrin.