Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, pasi një banesë ka marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda banesës shtetasja Fluturie Potka, 70 vjeç, si pasojë e tymit. Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se shërbimet zjarrfikëse dhe Policia ndodhen në vendngjarje.