Dy fëmijë ishin mes 18 personave të djegur nga zjarri në pyll në verilindje të Greqisë. Pavlos Pavlidis, mjek në qytetin e Alexandroupoli dhe njëherazi një ndër ekspertët që kreu inspektimin fillestar në jug të fshatit Avantas – vend ku u gjetën mbetjet trupore të viktimave të djegura – ka zbuluar detaje nga tragjedia.