Paradës së shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen në një numër të madh edhe qytetarët nga Dibra në Maqedoninë e Veriut. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videon e kryetarit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka i cili bën thirrje për pjesëmarrje masive në këtë manifestim kombëtar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të prezantohen vlerat kulturore të gjithë trevave shqiptare.