Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se do përpiqet ta bëjë funksional dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo paralajmëroi se do takohet brenda marsit me të dërguarin e ri për dialogun, Peter Sorensen, për të shqyrtuar mundësinë e rikthimit të bisedimeve.