Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të përbashkët në shtyp me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio. Në fjalën e tij, Di Maio tha se mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përpara fundvitit në mënyrë që të jepet një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanin. Ndër të tjera, tregoi se kanë diskutuar me Ramën për disa plane në të gjithë sektorët dhe dëshirojnë që të jenë protagonist në realizimin e tyre duke qenë se Italia është furnitori i parë i Shqipërisë.