Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është bërë pre e një sulmi fizik mëngjesin e sotëm në Ballsh. Disa persona të maskuar e kanë goditur me levë, ndërsa ai ndodhej i vetëm në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Sipas dëshmisë së Aliajt, ai sapo kishte përgatitur kafen kur autorët e kanë sulmuar nga pas, pa i drejtuar asnjë fjalë. Pas dhunës, ata janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.