Drejtori i OSHEE-së në Tale të Lezhës, Edmir Perndreca është dhunuar nga tre persona, që janë shpallur në kërkim. Sipas policisë 43-vjeçari po merr ndihmë mjekësore, ndërsa tre persona janë shpallur në kërkim. Konflikti midis tyre ka nisur pas goditjes që autorët i kanë bërë pjesës së prapme të makinës së Edmir Perndreca dhe më pas ata kanë nisur ta dhunojnë.