Në Qarkun e Elbasanit, fenomeni i dhunës në familje vijon të mbetet shqetësues ,duke reflektuar problematika të thella sociale dhe ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2025 , janë regjistruar 252 raste dhune që kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje, nga të cilat vetëm 109 kanë përfunduar me dënim nga gjykata, çka tregon një hendek mes denoncimit dhe ndëshkimit të autorëve.