Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e saj, ndërsa një grup ligjvënësish konservatorë vazhduan të votojnë kundër kandidaturës së kolegut të tyre republikan Kevin McCarthy për të marrë drejtimin e sesionit të 118-të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte hera e parë në 100 vjet, që asnjë kandidat republikan apo demokrat nuk u zgjodh që në raundin e parë të votimit në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 anëtarë. McCarthy nuk arriti të zgjidhet kryetar pas tre raundesh votimi. 20 republikanë e kundërshtuan kandidaturën e tij në raundin e fundit.