Dhoma e Avokatisë Shkodër ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Tonin Sterkaj, të cilit iu vendos eksploviz ditën e ndjeshme në portën e banesës së tij. Kryetari Anton Kosteri deklaroi se ky akt cenon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet, ndërsa bëri thirrje që të zbardhet ngjarja. “Ngjarje kriminale dhe e rëndë. Dihet botërisht se në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv. Dhoma e Avokatisë Shkodër shpreh solidaritet dhe mbështetje për gjyqtarin Sterkaj dhe familjen e tij. Është cenim real i integritetit të shtetit dhe sigurisë publike në qytet. Tregon vështirësitë që has çdo zyrtar në vendin tonë, veçanërisht magjistratët në kryerjen e detyrës.