Top Channel/ Dhëndri i Trump resort në Zvërnec, Washington Post: Parajsa e izoluar e Shqipërisë
17/08/2024 19:41

Në një artikull kushtuar investimeve të dhëndrit të ish-presidentit trump në Ballkan, Washington post shkruan se Jared Kushner po planifikon dy investime të rëndësishme në Shqipëri, por ajo më e diskutueshme është në zonën bregdetare të Zvërnecit, një parajsë e izoluar me plazhe dhe shkëmbinj me detin Adriatik në njërën anë dhe një lagunë nga ana tjetër. Zona e cila shtrihet përtej mundësive të rrugëve, është parë prej kohësh si një thesar për investitorët e mundshëm. Në artikull thuhet se në një nga udhëtimet e tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për shëtitje përgjatë shtrirjes së vijës bregdetare të Mesdheut me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte "madhështor" dhe tani po kërkon ta shndërrojë këtë zonë të Shqipërisë në një ndër resortet më luksoze në botë. Do të ishte projekti më i madh i Kushnerit ende duke përdorur një pjesë të fondit të tij të kapitalit privat prej rreth 3 miliardë dollarësh - financuar kryesisht nga investitorë në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme - duke sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci gjatë viteve të komunizmit dhe neglizhencës. Jared Kushner krijoi kompaninë e tij private, Affinity Partners, menjëherë pasi Trump humbi zgjedhjet. Ai punësoi ish-zyrtarë të Trump dhe mori 3 miliardë dollarë fonde, sipas dosjes së Komisionit të Letrave me Vlerë, ku përfshihen 2 miliardë dollarë nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite. The Washtington Post sjell në vemendje burimin e financimit për të ngritur shqetësimin nëse Kushner ka shfrytëzuar pushtetin dhe lidhjet me Trump, gjatë kohës kur ishe president. Në artikull thuhet se financimi i Kushnerit nga burime kryesisht të huaja krijon një pamje që investitorët e Affinity nuk janë të motivuar nga interesat komerciale për të kërkuar një kthim nga investimi, por nga konsideratat strategjike të shtetasve të huaj që kërkojnë të derdhin para për individët amerikanë me lidhje personale me ish-presidentin Trump. Kushner fillimisht deklaroi se ai do të investonte një sasi të konsiderueshme të parave saudite në Izrael, por kjo nuk ka arritur të realizohet. Në vend të kësaj, Kushner është fokusuar në dy vendet e Ballkanit, Serbi dhe Shqipëri.

Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44