Mësohet se trupi i pajetë i Gezim Vijës u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet. Ai e ka thirrur 78-vjeçarin për të dalë dhe kur nuk ka marrë përgjigje, ka njoftuar fqinjët e tij dhe më pas kanë hapur derën e shtëpisë, ku në një prej dhomave gjendej trupi i pajetë i të moshuarit.