Ka dështuar tentativa arratisjes të dy të burgosurve nga burgu 313. Burime policore i thanë Top Channel se kjo tentativë është ndërmarrë nga Arbër Çekaj i dënuar pak kohë më parë për sasinë rekord të drogës kapur në magazinën e tij në Maminas. Të njëjtat burime i thanë Top Channel se personi i dytë është Fatmir Pjetri. Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushim e hyrjes së administratës.