Kryeministri Edi Rama, Presidenti Serbise Aleksandër Vucic dhe kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zhvilluan një video-konferencë për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanik. Në deklaratën e përbashkët thuhet se “Dështimi i përsëritur i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia për të ecur përpara me hapjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kundër vullnetit europian të vendeve tona dhe po aq, kundër interesave të vetë BE-së”.