Rusia dërgoi avionët luftarakë për stërvitje të përbashkëta ne Uzbekistanin përgjatë vijës kufitare me Afganistanin. Ministria ruse e mbrojtjes tha se kanë simuluar sulme ajrore me Su-25SM gjatë manovrave që zgjasin nga 30 korriku deri në 20 gusht. “ Pjesa praktike e stërvitjes po zhvillohet në fushën e Termezit, në kufi më Afganistanin”, thuhet në deklaratë, lku sqarohet se ekipet e Su-25SM do të kërkojnë e shkatërrojnë bazat e fshehta të armikut të supozuar, e do të praktikohen edhe për sulme me sisteme të lëvizsshme anti-ajrore.