Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është një ndër anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i cili ka nisur punën në orën 11:00. Por ajo që ka irrituar Kollçakun dhe e ka detyruar të ngrejë zërin është fakti se janë bërë 3-4 mbledhje dhe ende nuk është votuar ende sekretari i Komisionit. Për të kjo konsiderohet shkelje e ligjit me të dyja këmbët.