Abaz Doga , i cili ishte roje në shkollën e Babrrusë kur abuzoi me një të mitur që ishte nxënëse në klasën e 9 u dënua nga gjykata e Apelit me 12 vite burgim. Për këtë skandal seksual të ndodhur në shkollë dhe zbuluar rastësisht gjatë pandemisë, u shpallën fajtorë edhe tre abuzues të tjerë që me anë të videove shantazhuese e shfrytëzuan fëmijën seksualisht duke e kërcënuar se do t’i vrisnin familjen dhe do tja publikonin materialet filmike.