Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 40 vite burg organizatën kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Banda u godit gjatë megaoperacionit “Double Game” të Guardia di Finanza, të koordinuar nga DDA, Drejtoria e Qarkut Antimafia e Ankonës në vitin 2023. Në pranga përfunduan 12 persona, mes të cilëve drejtuesit e organizatës kriminale, dy vëllezërit shqiptarë Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, banues në Porto Sant’Elpidio dhe pronarë të një kompanie makinash.