Sekretariati i etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazmet Bardhin dhe Klevis Balliun. Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit të PS, të cilët kërkuan përjashtimin e kolegëve demokratë pas përplasjeve në seancën plenare të së enjtes së shkuar. Nga ana tjetër edhe PD ka kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës, por pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.