Top Channel/ Dënimi i liderit të opozitës nxit protesta masive në Senegal, humbin jetën 9 persona
02/06/2023 18:09

Të paktën nëntë persona humbën jetën gjatë përleshjeve midis policisë dhe mbështetësve të liderit të opozitës së Senegalit, Ousmane Sonko, i cili u dënua me dy vite burg për korrupsion. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, përleshjet shpërthyen në të gjithë vendin, me partinë e Sonkos që bëri thirrje që njerëzit të dilnin në rrugë. Protestuesit hodhën gurë, dogjën automjete dhe në disa vende ngritën barrikada ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës. Sipas njoftimit të qeverisë pas dhunës vendosën një ndalim gjithëpërfshirës për përdorimin e disa platformave të rrjeteve sociale, që po përdoreshin për të nxitur protestat. Një ditë më parë Sonko u shpall fajtor për korruptim të të rinjve, por u lirua nga akuzat në lidhje me përdhunimin dhe kërcënimet me vdekje ndaj një gruaje të punësuar në një qendër masazhi. Ai mori një dënim me dy vjet burg, pavarësisht mungesës së tij në gjyqin e kryeqytetit. Avokati i Sonkos tha se ende nuk është lëshuar një urdhër arrestim për politikanin. Sonko, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të Senegalit në vitin 2019 dhe gëzon popullaritet të konsiderueshëm, ka akuzuar rivalët për akuzat e ngritura, të cilat pretendon se janë krijuar për të penguar kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024. Dënimi për veprën penale mund të shkojë deri në pesë vjet burgim dhe një gjobë që tejkalon shumën prej 6,000 dollarësh.

Top News-Një ushtarak shqiptar në kartelin ballkanik/Hetimet spanjolle për 1.7 tonë kokainë të kapur
26/09 13:44
Top Channel/ Polonia i shton kontrollet kufitare me Sllovakinë, për shkak të emigrantëve
26/09 12:55
Top Channel/ Shifra rekord nga turizmi, Kroacia përballet dhe me anën tjetër të medaljes!
26/09 12:10
Top Channel/ Gjermania “tradhëton” Prishtinën: Të gjejë zgjidhjen për zbatimin e marrëveshjes!
26/09 11:52
Top News – Vritet admirali i Putinit, komandant i flotës ruse në Detin e Zi, Moska: ‘No coment’
26/09 11:17
Top News – F35-at e Italisë kundër MiG-ëve rusë / Përballje në 12 mijë m lartësi, dëbohen mbi Poloni
26/09 11:17
Top News – Breshëri dronësh mbi Ukrainë / Rrëzohen 26 kamikazë, goditen portet në Danub
26/09 11:05
Top News – Shpërthen depoja e karburantit… / Vriten 20 persona, 300 të lënduar në spital
26/09 10:58
Top News – “Die Welt”: Lajçak duhej shkarkuar për dështimin në Kosovë, Perëndimi përkëdhel Serbinë
26/09 08:30
Top News – Takim me Biden, Bushati nis misionin diplomatik në SHBA: Sjellim më afër dy popujt
25/09 22:59
Top News – Fermë kanabisi me vlerë 88 mijë paund / Dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli
25/09 22:41
Top News – Orban i prerë me Ukrainën: Respektoni minoritetin hungarez që t’u mbështesim
25/09 21:12
Top News – Arratisje si nëpër filma në Itali / Shqiptari ikën nga burgu, ndihmohet nga një dron
25/09 21:11
Top News – ‘Brukseli do që ne t’i bashkohemi luftës’, Orban: Ukraina të heqë dorë nga NATO
25/09 20:54
Top News – Nuk ishte hera e parë / Russell Brand i dërguar në polici edhe në 2014
25/09 19:38
Top Channel/ SHBA, përplasje për buxhetin e ri. Qeveria rrezikon mbylljen e pjesshme
25/09 19:08
Top News- Ngërçi në Kongresin e SHBA rrezikon buxhetin/ Republikanët kërcënojnë me votë kundër
25/09 18:51
Top News – ‘Flota e errët’ e Rusisë / ‘Armata’ tregtare që po shmang embargon e Perëndimit
25/09 18:51
Top News – Hulk Hogan martohet përsëri / Kurorëzon dashurinë me instruktorja e jogës
25/09 18:15
Top News – Tronditet Marcus Rashford / Aksidentohet me makinën Rolls Royce prej 700 mijë Paund
25/09 17:47