Top Channel/ Dendias takon ambasadoren shqiptare, zbardhet biseda mes tyre
01/06/2021 20:08

Top Channel ka mësuar se në takimin e ministrit të jashtëm, Nikos Dendias dhe ambasadores shqiptare Luela Hajdaraga u ra dakord për intensifikimin e kontakteve dhe nisjen sa më herët të dialogut mes dy vendeve për shportën e bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve. Ky dialog mbeti në mes për shkak të Covid-19. Sipas Dendias, marrëdhëniet mes dy vendeve janë strategjike ndaj nuk duhet humbur kohë për të çuar dhe më tej dialogun mes dy vendeve. Pala greke rikonfirmoi vullnetin e saj për të qenë në krye të vendeve që do të mbështesin vendin tonë në procesin e implementimit të kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministri i jashtëm grek shprehu dëshirën për një vizitë të afërt në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët e shtetit shqiptar. Pritet konfirmim i datës së vizitës në Tiranë. Denidias: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën europiane. Së shpejti vij në Tiranë për të takuar liderët Shqiptarë dhe të rinisë procesi i dialogut mes dy vendeve. Dy vendet kanë projekte të përbashkëta rajonale. Të dy palët ranë dakord për nisjen e përgatitjes për hapjen e kufijve për turistët shqiptarë, datë e cila besohet se do të jetë e afërt, por ende e pa publikuar. Gjithashtu pala greke premtoi edhe nisje sa më shpejtë të jetë e mundur e procedurave të bashkimeve familjare, proces që la të ndarë për më shumë se 1 vit, qindra familje në të dy anët e kufirit për shkak të pandemisë covid.

Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
Top Channel/ Kush u pagua më shumë në Shqipëri? Të dhënat e INSTAT, ekspertët: Rritja e rrogave në…
15/03 20:01
Top Channel/ Pasojat e luftës në Shqipëri, ekspertja që na përfaqësoi në Kongresin e SHBA: Lufta…
15/03 19:47
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top Channel/ Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë
15/03 19:41
Top Channel/ Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja e kamerave
15/03 19:40
Top News – Martohet Princ Leka, kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin
15/03 18:47
Top News – Ligji për gjuhën shqipe në RMV. Pendarovski- Problem i madh nëse shfuqizohet
15/03 18:30
DIGITALB DIGITALB