Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në argjinaturën e lumit Bistrica në zonën e Çukës, duke sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore. Uji ka dalë nga shtrati dhe ka pushtuar tokat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Situata paraqitet e rënduar edhe në Konispol dhe Shalës, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banesat pranë zonave të ekspozuara.