Era e fortë që fryn në Lezhë prej dy ditësh, ka sjellë dëme të shumta në rrjetin elektrik ç’ka ka bërë që pjesa më e madhe e fshatrave dhe një pjesë e qytetit të mos furnizohen me energji elektrike. Një situatë e tillë është krijuar që prej mesdites së djeshme deri mëngjesin e sotëm ku janë riparuar disa linja. Banorët shprehen se situata të tilla përsëriten shpesh shkak kjo jo vetëm nga era e fortë por dhe rrjeti elektrik tejet i vjetër.