Reshjet e dendura që kanë goditur Delvinën gjatë natës kanë shkaktuar një situatë të rëndë emergjence, duke bllokuar rrugën kryesore hyrëse të qytetit dhe duke izoluar disa zona. Prurjet e mëdha të ujit kanë hyrë në biznese përgjatë aksit, duke dëmtuar mallra dhe pajisje, ndërsa banorët raportojnë se niveli i ujit është rritur me shpejtësi.