Varianti Delta po rrezikon seriozisht suksesin e shumëtrumpetuar të Australisë kundër koronavirusit. Shtatë qytete të saj dhe gati gjysma e popullsisë së kombit janë izoluar, në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit indian të koronavirusit. Zyrtarët raportuan për rritje të rasteve: më shumë se 200. Rajoni më i goditur rezulton New South Wales. Shpërthimi i infektimeve të reja atje lidhjet me katër vatra: dy pub-e, një piceri dhe një qendër tregtare.