Vetëm 3 minuta iu deshën autorit të maskuar dhe të armatosur për të boshatisur arkën e një banke të nivelit të dytë në zonën e komunës së parisit paraditen e kësaj të hëne. Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë së bankës, të cilat tashmë janë në dorë të hetuesve, është krijuar bindja se autori ende I pa identifikuar e ka njohur mirë planimetrinë e bankës dhe funksionimin e saj.