Ekspertët kanë zbuluar një nënvariant të ri të koronavirusit, i cili po merr të gjithë vëmendjen e tyre. BA.2.75, pasardhës i variantit BA.2 të Omicronit, po përhapet me shpejtësi në Indi dhe duket se arrin t`i shpëtojë përgjigjes imunitare të trupit. Raste të këtij varianti të ri janë diktuar së fundi në Japoni, Gjermani, Britani, Kanada, SHBA, Australi dhe Zelandën e Re.