Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e shpalli 16 shkurtin- ditën që SHBA pretendon se Rusia mund të sulmojë Ukrainën- si ditë të unitetit kombëtar. Në një dekret të firmosur të hënën, ai urdhëroi që të bucasin tingujt e himnit kombëtar, ndërsa flamujt e Ukrainës të shpalosen anekënd vendit.