Vazhdon të jetë problematike situata në juglindje të vendit përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Moti i keq bëri që dhjetëra shtylla të tensionit të lartë të rrëzohen duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për fshatra të tërë. Situata vazhdon të jetë e rëndë prej dy ditësh në qytetin dhe gjitha fshatrat e bashkisë së Bilishtit e po ashtu edhe ne Maliq e Pogradec.