Birësimi u mundëson fëmijëve të braktisur dhuratën e një familjeje, mirëpo një auditim i Kontrollit të lartë të shtetit nxjerr në pah se baza ligjore në vendin tonë nuk është e plotë dhe nuk ndjek praktikat më të mira europiane. Në përfundim të auditimit KLSH evidenton mungesën e kritereve të qarta sidomos për vendosjen e kufirit maksimal të moshës së birësuesve, sigurisë martesore apo gjendjes ekonomike të tyre. Si dhe raporti del në konkluzion se mangësitë e monitorimit të periudhës së atashimit prind fëmijë dhe asaj pas birësuese nuk kanë garantuar plotësisht respektimin e interesit më të lartë të fëmijës.