Top Channel/ Dëborë dhe ngricë në Librazhd, disa fshatra pa energji elektrike
16/12/2023 13:32
Dëbora dhe ngrica kanë mbuluar fshatrat e Librazhdit.
Aksi Librazhd-Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë apo goma dimërore për shkak të ngricave.
Temperaturat gjatë natës kanë arritur deri në -10 gradë, ndërsa gjatë ditës -4 gradë Celsius.