Zonat malore të juglindjes janë zgjuar sot me dëborë. Në Dardhë të Korçës trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Qarr 30 cm dhe 5 cm në aksin Korçë-Kapshticsë. Aktualisht të gjitha akset janë të hapura, ndërsa në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike.