Dëbora dhe ngrica kanë mbuluar fshatrat e Librazhdit. Aksi Librazhd-Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë apo goma dimërore për shkak të ngricave. Temperaturat gjatë natës kanë arritur deri në -10 gradë, ndërsa gjatë ditës -4 gradë Celsius. Dhjetra fshatra janë pa energji elektrike.