Një 50-vjeçar është vënë në pranga, pasi kërcënoi duke shkrepur armën e zjarrit brenda banesës, bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur, pas një sherri të momentit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kanina”, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov që është përdorur nga shtetasi V. A dhe një sasi municioni luftarak.