Deputeti demokrat Saimir Korreshi denoncoi publikisht 4 ditë më parë gjendjen e spitalit të Lushnjes. Sipas tij, godina e urgjencës ku qytetarët marrin shërbime mjekësore nuk përmbush standardet minimale të sigurisë për pacientët dhe stafin mjekësor. Reagoi ministria e shëndetësisë duke sqaruar se pamjet e përdorura nga Korreshi nuk ishin aktuale. “Pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit. Repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen”