Këto janë momentet kur një grup demonstruesish ndërpresin mbledhjen e aksionerëve të kompanisë Shell. Grupi I aktivistëve mjedisor u fut brenda ambienteve duke mos lejuar shefin ekzekutiv Ëael Saëan që të vijonte fjalën. Ndërkohë pjesa tjetër e protestuesve u përpoqën të pushtonin skenën. Veprimet e grupeve mjedisore kundër kompanisë më të madhe të naftës dhe gazit me seli në Londër erdhën si rrjedhojë e çështjes së klimës. Fitimet e kompanisë pësuan një rritje gjatë tremujorit të pare. Por aktivistët kanë hedhur akuza për çështjen e emetimit të karbonit.