Ligji për privatizimin e objekteve të rëndësisë së veçantë po diskutohet në Kuvend, ndërsa më herët gjatë ditës kryetarja e Kuvendit hodhi poshtë një kërkesë të deputetëve të bashkuar opozitarë për ta hequr nga rendi i ditës. Ligji do t’i japë fuqi këshillit të ministrave të shkëmbejë pronën shtetërore me pasuri private, si dhe i jep të drejtë subjekteve private që brenda lejes zhvillimore të prishin objektet shtetërore. Nismëtari i ligjit, deputeti socialist Eduard Shalsi tha se ky ligj vjen si një vazhdimësi e akteve të marra nga qeveritë e mëparshme