Temperaturat e larta të përplasjes politike Tiranë-Prishtinë, u rritën edhe njëhërë tjetër këtë mes Gushti. Kësaj here molla e sherrit është iniciativa e Ballkanit të Hapur për të cilën kryeministri Edi Rama e përsërit se është ndërtuar mbi katër parimet e Bashkimit Europian dhe nuk është një shpikje alla-ballkanike. Kryeministrat Edi Rama, homologu Zoran Zaev bashkë me presidentin e Serbisë Alekasandar Vuçiç, janë shprehur të gatshëm, ta çojnë përpara këtë nisëm edhe me vendet e tjera të rajonit, duke deklaruar se Shengeni Ballkanik tanimë i emërtuar Ballkani i Hapur,gëzon mbështetje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.