Top Channel/ DASH, ndihma ushtarake për Ballkanin: Rajoni i rrezikuar, asnjë qindarkë Serbisë!
19/09/2022 18:24

DASH ka dhënë disa sqarime të mëtejshme rreth ndihmës ushtarake prej një miliard dollarësh që u paralajmërua më herët për 17 vende europianë. Nga kjo shumë, 23 milionë shkojnë në Mal të Zi për forcimin e sektorit të mbrojtjes. Nuk dihet ende se sa para do të marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë gjithashtu në listë me përjashtimin e vetëm të Serbisë, e cila duket nuk do të përfitojë asnjë qindarkë nga bujaria e SHBA-së. Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë se kjo ndihmë, e cila i ndahet edhe Ukrainës, tregon përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara “për të ardhmen e Ukrainës si një shtet demokratik, sovran dhe i pavarur, si dhe për sigurinë e aleatëve dhe të partnerëve në të gjithë rajonin”. Më 8 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, prezantoi paketën e re të ndihmës prej 2.2 miliardë dollarësh, e cila përveç Ukrainës, do t’u ndahet edhe 17 vendeve të tjera. Kievi, përmes këtij programi të njohur si “Foreign Military Financing”, do të marrë një miliard dollarë, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet mes vendeve të tjera. “Lista përfshin shumë nga aleatët tanë të NATO-s, si dhe partnerë të tjerë rajonalë të sigurisë, që janë në rrezik potencial nga agresioni i ardhshëm rus”, tha Blinkenpërmes një deklarate. Reuters, më vonë, përcolli dhe pohimet e një zyrtari të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili tha se pjesa tjetër e parave do të ndahej midis Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut etj. E njëjta gjë u konfirmua një ditë më vonë në Tëitter nga misioni amerikan në NATO. Gjëja e parë që duhet kuptuar, thotë Bruno Lete nga Fondi Gjerman Marshall, me seli në Bruksel i cituar nga REL, është se në Ballkanin Perëndimor ka tensione të shtuara dhe kërcënime për dhunë. Në sytë e Shteteve të Bashkuara, thotë ai, “shumë nga rreziqet e sigurisë lidhen me Rusinë”. “Ekziston bindja se presidenti [rus Vladimir] Putin dhe Kremlini po luajnë një rol në rajon, që është i dëmshëm për sigurinë. Unë mendoj se ekziston një dëshirë në Shtetet e Bashkuara, dhe gjithashtu në kontekstin e NATO-s, për t’i rritur përpjekjet në rajon”, shprehet Lete. Pamjet: AFP

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52