Top Channel/ Danimarka e vulos përfundimisht, nuk do ta përdorë AstraZeneca-n!
14/04/2021 20:05

Danimarka u bë shteti i parë që vendosi të pezullojë përfundimisht administrimin e vaksinës së prodhuar nga kompania britaniko-suedeze, AstraZeneca kundër pandemisë së Covid 19. Mediat daneze thonë se ky vendim lidhet pikërisht me rastet e mpiksjes së gjakut të lidhura me vaksinën në fjalë, pavarësisht faktit që ato kanë qenë të rralla. Ai mund ta vonojë tani përfundimin e skemës së parashikuar të vaksinimit deri në fillim të gushti nga 25 korriku që parashikohej fillimisht. Megjithatë, autoritetet shëndetësore daneze lanë të kuptohej se nuk patën shumë mundësi zgjedhjeje, pasi verifikimet dëshmuan se në rastet e trombozave, pasojat ishin reale dhe serioze. Javën e kaluar, rregullatori europian i barnave, EMA doli në përfundimin se ekziston një lidhje e mundshme mes vaksinës dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, por tha se rreziku i vdekjes nga COVID-19 ishte “shumë më i madh” sesa rreziku i vdekshmërisë nga efektet e rralla anësore. Danimarka me 5.8 milionë banorë, është në procesin e rihapjes së shkollave, restoranteve, qendrave tregtare dhe aktiviteteve kulturore, pasi niveli ditor i infeksionit është ngadalësuar në 500-600 në ditë nga disa mijëra që ishte në muajin në dhjetor.

Top News/ Tajlanda nën pushtetin e “El Nino”, përfshihet nga nxehtësia ekstreme
25/04 08:30
Top News/ Kuajt vrapojnë rrugëve të Londrës, plagosin katër persona
25/04 08:00
Top News/ SHBA armatos Ukrainën/ Biden firmos ligjin, ndihmë dhe për Izraelin e Tajvanin
24/04 22:57
Top Channel/ Kryeministri spanjoll pezullon veten në detyrat publike,shkak hetimi ndaj bashkëshortes
24/04 22:06
Top News/ Macron vesh fanellën e futbollit, presidenti francez tregon aftësitë në sport
24/04 22:03
Top Channel/ Nuk ndalet Biden, 95 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24/04 21:27
Top Channel/ Athina si planeti Mars, Helsinki pushtohet nga dëbora! Moti i pazakontë pushton Evropën
24/04 21:23
Top Channel/ Sulm horror në një shkollën në Uells! Nxënësja qëllon me thikë mësuesen dhe dy të tjerë
24/04 21:22
Top Channel/ Mori ryshfet 1 milion rubla! Arrestohet zëvendësministri rus, rrezikon 15 vjet burg
24/04 19:26
Top Channel/ E zhgënjyer nga pagesat në filma, ish-pornostarja i futet botës së Instagramit
24/04 18:54
Top Channel/ Konti britanik i kërkoi ish-prostitutës divorcin, ajo pagoi 100 mijë £ për ta vrarë
24/04 18:09
Top Channel/ Tronditja e 10-vjeçarit, zgjohet dhe gjen trupat e pajetë të nënës dhe vëllezërve
24/04 17:55
Top Channel/Dronët ukrainas godasin objektet karburantit, shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës
24/04 17:54
Top Channel/ Gjermania akuzon 6 të huaj për planifikim të sulmeve terroriste, ishin pjesë e ISIS-K
24/04 17:23
Top Channel/ BE kërkon hetim të pavarur për varrezat masive të gjetura në Gaza
24/04 16:30
Top Channel/ Frikë nga ‘Ruanda’, ‘ZHDUKEN shqiptarët nga kontrollet e “lirisë me kusht” në Angli
24/04 16:21
Top Channel/ Ndalohet TikTok në SHBA? Kushti i Senatit Amerikan
24/04 16:19
Top News/ Kuajt në arrati, ‘terrorizojnë’ Londrën / Panik në qendër të qytetit në orën e pikut
24/04 15:17
Top Channel/ SHBA, senati Ok ligjit për TikTok-un: Ose na e shisni ne brenda vitit, ose ndalohet!
24/04 15:10
Top News/ Depozitat e naftës në flakë, ‘skuqet’ qielli / Dronët ukrainas terrorizojnë Rusinë
24/04 14:59