Shprehjes se politika është arti i të mundurës, përligjet ditët e fundit pas disa dakortësive mes PD dhe PS. Top Channel mëson se numri një i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe homologu i tij demokrat Alfred Rrushaj janë në komunikim intensive dhe kjo ka prodhuar fillimisht zhbllokimin e punës të komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Më e fundit dakordësi e arritur mes Ballës dhe Rrushajt ka të bëjë me tryezën e reformës zgjedhore