Gati 10 % e popullsisë adulte në vendin tonë është i prekur nga sëmundja e diabetit. Ndërkohë, kjo sëmundje ka prekur edhe 700 fëmijë. Pothuajse çdo vit diagnostikohen 2000 raste të reja, falë kontrollit bazë mjekësor, i cili evidenton edhe ata që nuk e dinin se vuanin nga kjo sëmundje e cila vret në heshtje. Pacientë me diabet kërkojnë mbështetje financiare pasi kosto financiare për ta është e lartë.